Ndaj një personi me inicialet D.M I cili dyshohet të ketë kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, është ngritur një akuzë të martën nga Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari I cili ka nacionalitet serb, akuzohet se ka kryer krime, si roje burgu në Prishtinë dhe Lipjan gjatë viteve 98-99 të luftës së Serbise me Kosovën.