Top News/ Tornadoja ‘gëlltit’ jahtin në Siçili / Katër britanikë dhe dy amerikanë mes të zhdukurve
19/08/2024 12:31

Katër shtetas britanikë dhe dy amerikanë janë në mesin e të paktën shtatë personave të zhdukur pasi një jaht 55 metra i gjatë u mbyt në brigjet e Siçilisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, raportojnë mediat italiane. Pesëmbëdhjetë nga 22 personat në bord, përfshirë një fëmijë njëvjeçar dhe nënën e tij, u shpëtuan pasi anija u përmbys kur një tornado goditi zonën pranë brigjeve të Porticellos, afër Palermos, rreth orës 5 të mëngjesit. Sipas raportimeve, pasagjerët ishin kryesisht britanikë, ndërsa në bord thuhet se ishin edhe shtetas nga Zelanda e Re, Sri Lanka, Irlanda, Kanadaja, SHBA-ja dhe dy persona me shtëtësi të dyfishtë britanike dhe franceze. Grupi raportohet se ishte me pushime në Siçili dhe dyshohet se të zhdukurit mund të jenë bllokuar brenda kabinave të tyre. Bayesian ëhstë një jaht luksoz me flamur britanik dhe ka direkun e dytë më të lartë në botë. Zhytës ekspertë tashmë janë në vendngjarje në përpjekje për të arritur jahtin e zhytur 49 metra nën ujë, afro 1 km larg bregut. Hartat detare tregojnë vendndodhjen e fundit të njohur të Bayesian vetëm pak pas orës 2 të mëngjesit, kur ishte me spirancë të lëshuar. Jahti mendohet se kishte ardhur në Porticello pas një ndalimi në Milazzo dhe pasi kishte lundruar më herët pranë Cefalù-së. Jahti sipas të dhënave mund të mbante 12 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit. Pjesëtari i vetëm i ekuipazhit që rezulton i zhdukur është kuzhinieri ndërsa mes të pagjeturve janë një shtetas britanik, një amerikan dhe një kanadez. Anijet patrulluese të rojeve bregdetare dhe zjarrfikësit shpëtuan 15 nga personat që ndodheshin në bord mëngjesin e të hënës dhe ata po merren në pyetje nga autoritetet. Mes tyre edhe kapiteni i jahtit. Sicilia është aktualisht nën paralajmërim për mot të keq, me erë e stuhi, ndërsa videot që andej tregojnë reshje të forta mbi rajon. Era e fortë ka marrë me vete gjithcka i ka dalë përpara, me cadra, tavolina e karrige që fluturonin në ajër.

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43