Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin Breaking në Top News, ku komentoi ndër të tjera aktualitetin politik. Përçarja e opozitës ka shtuar edhe më shumë ngërçin parlamentar në vend, teksa Topi e sheh të pamundur një bashkim të Partisë Demokratike dhe i bën thirrje Lulzim Bashës që të merret me problematikat në vend, më shumë sesa më luftën në Ukrainë dhe shqetësimet ndërkombëtare.