Nën një qiell të hirtë, shpërthimet jehojnë në pllajën Canjuers në Francën jugore. Duke u mbështetur në përvojën e luftës në Ukrainë, topat Caesar të prodhuar nga kompania franko-gjermane KNDS, po riprojektohen për t'i bërë ballë dronëve, një kërcënim i ri që është shfaqur me këtë konflikt. Topçinjtë u vendosën në pozicione për të lëshuar disa predha 155 milimetërshe që shpërthyen në këtë kamp ushtarak, më i madhi në Evropën Perëndimore, përpara tetë delegacioneve të huaja, nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia, të gjithë klientë potencialë. Me rritjen e buxheteve ushtarake në Evropë dhe thirrjet për militarizim, konkurrenca mbetet e ashpër përballë K9 Thunders të Koresë së Jugut, që po pajisin masivisht ushtrinë polake, ose Panzerave të gjermanisë, të viteve 2000.