Një detaj që nuk iu dha vëmendja e duhur në protestën e 6 dhjetorit të opozitës, është prania dhe fjala e deputetit demokrat Tomorr Alizoti. Ky i fundit që prej ndarjes së PD në dy grupe, ka mbajtur një qëndrim prej diplomati, duke mos qenë i prerë, por ajo që Alizoti ka kërkuar me këmbëngulje është bashkimi i demokratëve.