Partia Socialdemokrate njoftoi përmes rrjeteve social se kreu i saj, Tom Doshi do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit për deputet. Sipas njoftimit të PSD-së, Doshi do të jetë në listën e kandidatëve të partisë për Qarkun e Shkodrës. Tom Doshi ka mbajtur mandatin e deputetit në Shkodër prej vitit 2005 deri në vitin 2021. Në 2021, ai u tërhoq para se të merrte mandatin, teksa Partia Partia Socialdemokrate siguroi tre mandate.