Brenda një vit, tokat bujqësore pa titull pronësie, por në përdorim nga të tretët do të kalojnë në sitën e Task Forcës ndërinstitucionale të ngritur nga Qeveria. Vendimi i Qeverisë parashikon që në përbërje të Task -Forcë do të ketë përfaqësues nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronës dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.