Këto janë pamjet e zjarrit të madh që përfshiu kodrat e Drenovës në Mallakastër. riaktivizimi i vatrës bëri që flakët të merrnin përmasa të mëdha duke rrezikuar edhe një pus nafte, stacionin elektrik të kësaj zone dhe një magazinë. forcat zjarrfikëse të mbështetura dhe nga ekipet e emergjencave civile ndërhynë duke hedhur ujë. pas disa orësh luftë me flakët, intensiteti i zjarrit ra dhe flakët u vendën nën kontroll. kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili apeloi banorët që të bëjnë kujdes e të mos ndezin zjarre.