Top News/ Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Lihet në arrest me burg ish kreu i Kadastrës së Durrësit
22/11/2024 13:15

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigursë arrest në burg, për ish kreun e Kadastrës e Durrësit Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. 52-vjeçari Kona nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore. Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, që nuk u pranua nga gjykata. Ardian Kona, 52 vjeç, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, akuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit, ish-juristi Bledar Zerba dhe Leandro Dervishi, ish-hartograf i Kadastrës, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë. Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë. Prona që ndodhet në njësinë administrative Ishëm të bashkisë Durrës është regjistruar afro 8 vite më parë dhe lëshuar certifikatë pronësie për të.

Top Channel/ Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri
21/02 20:01
Top News – Pas Diellës, vjen Akila dhe ‘RoboCop’. Prezantonet moderatorja dhe polici virtual
21/02 19:54
Top Channel/ Radhë kilometrike në Korçë, aksi Maliq-Gramsh, alternativa që po shfaq probleme
21/02 19:53
Top Channel/ Vrasje për një vend parkimi, 48-vjeçari vritet me thikë në Kavajë, parkoi para…
21/02 19:49
Top News – ‘Pse parkon para shtëpisë time’. Sherri për makinën, vritet me thikë 48 vjeçari në Kavajë
21/02 19:38
Top Channel/ Trafik i rënduar në Maliq, gruaja humb ndjenjat
21/02 19:37
Top Channel/ Kalimet alternative nga rruga Maliq-Gramsh, Korçë–Përmet dhe nga…
21/02 19:36
Top Channel/ Trafiku i rënduar, devijimi përmes fshatrave të Librazhdit i vështirë
21/02 19:35
Top Channel/ Bllokohet rruga drejt juglindjes, Librazhd–Pogradec, nuk lejohet asnjë mjet të kalojë
21/02 19:33
Top Channel/ Rruga në Lozhan ende e bllokuar nga trajleri, qindra qytetarë dhe…
21/02 19:30
Top Channel/ “Paralizohet” rruga drejt juglindjes, bllokohen tre trajlera
21/02 18:37
Top News- Vrasja e 31 vjeçarit në Tiranë/ Merret në pyetje bashkëshortja e autorit
21/02 18:20
Top Channel/ Video e plotë nga protesta e opozitës, molotovë, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar
21/02 17:38
Top Channel/ Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
21/02 17:22
Top Channel/ Përmbytet këndi i lojërave në Durrës, fëmijët luajnë mes ujit
21/02 16:40
Top Channel/ Transportuesi i drogës kapet mat në Unazën e Madhe, momenti kur ndalohet nga policia
21/02 16:34
Top Channel/ Qytetarët të irrituar nga bllokimi i rrugës, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në…
21/02 16:30
Top Channel/ Aksident në Lezhë, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
21/02 16:27
Top Channel/ Konflikt për motive të dobëta, vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë
21/02 16:24
Top Channel/ 7 laboratorë të rinj për AKU/ 22.5 mln euro investim për rritjen e sigurisë ushqimore
21/02 15:26
DIGITALB DIGITALB