Ish-regjistruesi Seit Cikalleshi akuzohet se është në qendër të një skeme të tjetërsimit të pronave në Kavajë dhe bregdetin e Kavajës, që është zbatuar për vite me radhë. Ai është akuzuar dhe më parë për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në Spille të Kavajës në favor të familjarëve të ish-kryetarit të bashkisë Elvis Rroshi dhe të drejtuesit lokal të PS-së në Kavajë Gentian Daja me të cilin ka pasur dhe marrëdhënie krushqie.