Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona pasi I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Në kuadër të këëtij operacioni u arrestuan shtetasit Artur Isaku, Faik Ibrahimi, Zyber Dema. Kanë qenë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.