Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Dukagjin, ku ka mbetur i vdekur Zef Guri dhe i plagosur rëndë i biri, Gjin Guri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malin e Shoshit ku persona të paidentifikuar kanë qelluar me bresheri ndaj babe e bir, Zef dhe Gjin Gurit. Ende nuk dihen rrethanat e atentatit, dhe autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.