Deputetët e Kosovës kanë dështuar për të 36 radhë të konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit, tashmë katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Kanë qenë gjithsej 99 deputetë në sallë, ku 53 prej tyre votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim. Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke thënë se vazhdimi i seancës do të mbahet më 25 qershor, në orën 11:00.