Vladimir Putin ka pësuar një tjetër goditje pasi komandanti i një luftanije ruse në detin e zi është vrarë pak ditë pas fundosjes turpëruese të kryqëzorit Moskva. Kapiteni Alexander Chirva humbi jetën nga plagët e marra në një betejë me mbrojtësit ukrainas, tha guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev. Chirva ishte komandant i luftanijes së madhe Caesar Kunikov, që është pjesë e flotës së Detit të Zi. Sidoqoftë, nuk dihen më shumë detaje për rrethanat e vrasjes së kapitenit. Ka patur raporte se luftanija Kunikov u godit nga trupat ukrainase më 24 mars, por është e paqartë nëse ky ka qenë incidenti që coi në vdekjen e kapitenit. Njoftimi sidoqoftë pason mbytjen në detin e Zi të luftanijes së krenarisë ruse, Moskva, pasi u godit me dy raketa ukrainase Neptune. Besohet ndërkohë se shefi i flotës në detin e zi, Admirali Igor Osipov, është pezulluar ose arrestuar në lidhje me pësimet.