Ka shkuar në 930 tonë sasia e naftës kontrabandë të sekuestruar në Portin e Durrësit. Pas sekuestrimit të 670 mijë litrave të hënën, policia njoftoi këtë të martë bllokimin edhe të 400 mijë litrave të tjera naftë gjatë operacionit të koduar ‘Ari i Zi 2’. Origjina e karburantit, ashtu si në rastin e të hënës është nga Tunizia. Policia thotë se nafta kontrabandë është gjetur në balastrat e anijes. Në pranga kanë përfunduar gjashtë shtetas, pesë prej tyre sirianë, një egjiptian dhe një shqiptar, që të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.