Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha.