Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë një tjetër ndihmë për Ukrainën në vlerën e 275 milionë dollarëve, shumë kjo që do të përdoret për armatime të reja. Lajmi u bë me dije nga Shtëpia e Bardhë, ku theksohet se shuma e parave do të përdoret edhe për municione për armët e artilerisë së rëndë, “HIMARS”, të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, automjete ushtarake “Humvee” dhe rreth 150 gjeneratorë.