Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është kallëzuar penalisht në SPAK, nga banorë të zonës, për shpërdorim detyre dhe favorizim të familjarëve. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Tropojës ka favorizuar të afërmit e tij, në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit. Në kallëzimin që banorët kanë bërë, ndër të tjera thuhet se Bashkia Tropojë nëpërmjet kryetarit të bashkisë ka favorizuar djalin e xhaxhait të tij Avni Byberi, të cilit i ka dhënë një leje ndërtimi, si dhe nuk ka parandaluar punimet e paligjshme të kryer nga ky i fundit në njësinë administrative Fierzë Tropojë.