Manipulimi i ndodhur gjatë numërimit, ka çuar Kosovën në rinumërim total të votave të zgjedhjeve parakohshme të 28 dhjetorit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces pritet të marrë kohë 12 deri në 14 ditë. Pas rinumërimit të votave, që sipas përllogaritjeve mund të kryhet mes 1 dhe 3 shkurtit, duhet të pritet afati i ankesave në mënyrë që të shpallen rezultatet. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në PZAP ankesa paraqitet brenda 48 orëve kur ka ndodhur shkelja e supozuar.