Një rast I shfrytëzimit të prostitucionit është goditur nga Policia e Fierit, kun ë pranga kanë përfunduar 4 persona. Mësohet se shtetasit Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj u vunë në pranga, pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.