Një tjetër vatër e murtajës është konfirmuar nga ana e autoritetetit kombëtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve. Rasti është zbuluar në një fermë në fshatin polenë në Skrapar, duke e çuar kështu në katër numrin e vatrave aktive në të gjithë territorin e vendit. Që prej fillimit të monitorimit intensiv, janë kontrolluar gjithsej 983 ferma të imtash, me një total prej 164,803 krerësh dhen dhe dhi.