Një tjetër person i cili dha dëshminë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u arrestua nga policia në sallën e gjyqit, pasi dha një deklaratë të rremë. Donald Zane u vendos në prangat e policisë, pasi dëshmitë e tij kanë qenë kontradiktore. Ai tjetër gjë tha gjatë fazës së hetimeve në prokurori dhe gjë tjetqër kur u thirr si dëshmitar të mërkurën në gjykatën e Elbasanit.