Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesnatës në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, teksa tre persona kanë provuar t’i bëjnë attentat shtetasit Gentian Bejtja, person me precedent të mëparshëm penalë. Autorët kanë shkuar në shtëpinë e Bejtjas dhe kanë qëlluar me armë të ndryshme, përfshi edhe breshëri kallashnikovi, duke lënë të vravë kunatin e tij, 29-vjeçarin Ramazan Sino dhe duke plagosur dy fëmijët e tij të mitur, përkatësisht 13 dhe 10 vjeç.