Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Rama nga Selaniku i cili duke ju referuar kohës kur Partia Demokratike drejtonte vendin, u shpreh se: “Qytetet e Shqipërisë dikur ishin të mbuluara nga pluhuri i harresës së shtetit, ndërkohë që Tirana kishte ndalur njësoj si sahati në kohën kur kryetari i bashkisë ia kishte futur gjumit.” Në një reagim në Facebook Basha shprehet: “Ai që nuk vjedh, ai që nuk bashkëpunon me krimin, ai që nuk arrin deri aty sa të korruptojë edhe shefin e FBI-së të partnerit tonë strategjik, fle sipas Edi Ramës. Për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.”