Finalja e Conference League padyshim do të regjistrojë një numër rekord turistësh në kryeqytet, fakt të cilin e ka pohuar dhe kryetari I bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Sipas Veliajt, edhe njësitë hoteliere janë duke vepruar mbi kapacitetet e tyre, për shkak të numrit të madh të kërkesave. Kreu i bashkisë përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime.