Policia rrugore e Tiranës ka vijuar me një numër të lartë gjobash të vendosura ndaj drejtuesve të mjeteve për shkeljet e kryera. Mesatarisht 930 masa administrative ditore dhe me një total prej 6687 gjoba në javë. Kontrollet e ushtruara në akset më problematike, kanë regjsitruar një numër të madh manovrash të gabuara të kryera nga shoferët.