Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë mjekim të gabuar te dentisti, në një klinikë private. Prindërit e 3-vjeçarit, kanë denoncuar në Polici klinikën dentare, të cilën e fajësojnë për vdekjen e djalit, ku nga mjeku Roland Rexho, 70 vjeç, i është bërë anestezi totale për të bërë rregullimin e dhëmbëve.