Për 3 ditë me radhë Tirana është kthyer në qendrën e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, ku 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia organizuan konkursin më të madh pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Ëeekend. Gjatë sfidës 3-ditore mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë mbështetën sipërmarrësit në sfidat e tyre për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.