Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run” , gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.