Në kuadër të Ditës Kombëtare të Aktivizmit, e cila u organizua si pjesë e Javës Amerikane, në Tiranë ka mbërritur aktori Roy Frank Mitte, pjesë e serialit të famshëm “Breaking Bad”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti aktorin amerikan, me të cilin ndau historinë e tij frymëzuese të tejkalimit të stigmës dhe bullizmit për të arritur qëllimet e tij dhe për t'u bërë një mbrojtës i të drejtave të njerëzve me aftësi ndryshe.