Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga, dhe ekipin drejtues që e shoqëronte në vizitën e tij në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi mikpritjen dhe raportin që ekziston mes dy vendeve, si dhe shtoi se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi në të ardhmen.