Nga data 13 deri më 15 Prill, Tirana do të mirëpres edicionin e katërt të Samitit të Diasporës, që do të mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës. Kryeministri Edi Rama tha se në fokus vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, ndërsa e cilësoi diasporën si një motor edhe të zhvillimit ekonomik në vend.