Tirana ka festuar ditën historike të 17 nëntorit 1944, 81-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit. Qindra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët që luftuan për lirinë e kryeqytetit. Erion Veliaj ka reaguar nga burgu përmes një postimi në rrjetin social FaceBook, për këtë ditë historike. Veliaj shkruan se këtë të hënë, nderohet Çlirimi i Tiranës, ditën kur qyteti u ngrit mbi errësirën, me guxim dhe sakrificë për liri.