Fati i drejtimit të kryeqytetit u parashkrua në asamblenë e Partisë Socialiste, dhe këtë javë pritet të ndërmerren hapat e parë që do e çojnë bashkinë më të madhe në vend drejt zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku të majtët do kandidatojnë me Ogerta Manastirliun. Mekanizmi i shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra u vu në lëvizje nga këshilltarët socialistë, me arsyetimit se për më shumë se tre muaj ai nuk është paraqitur në detyrë dhe nevojitet një i zgjedhur vendor në krye të punëve të Tiranës. Në kërkesën e të majtëve nënvizohet se domosdoshmëria për shkarkimin e Veliajt nuk duhet të interpretohet në asnjë moment si pranim i konstatimeve të procesit penal ndaj tij.