Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Në reagimin e tij, kreu i shtetit e ka konsideruar aktin kriminal, si cënim të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti të rëndë.