Gjykata Kushtetuese pranoi të marrë në gjykim kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë, për të shpallur si antikushtetuese vendimin e mbylljes së TikTok, pavarësisht vendimit të 3 shkurtit të Këshillit të Ministrave që e rihapi këtë platformë. Padia e depozituar në Kushtetuese nëntë muaj më parë kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të rrëzojë vendimine Qeverisë me argumentimin se ai bie ndesh me nenin 22 të Kushtetutës.