Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka nisur ndërtimin e një parku solar, me synimin për të prodhuar vetë energjinë nevojshme dhe për të ulur ndotjen. Projekti parashikon një kapacitet deri në 50 MWp dhe është pjesë e planit për ta transformuar aeroportin “Nënë Tereza” në të parin në rajon me emetime neto zero deri në vitin 2030. Gjatë aktivitetit, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i ACI Europe, Olivier Jankovec, aeroporti nënshkroi marrëveshjen për arritjen e këtij objektivi, teksa parashikohet ndërtimi edhe i të tjera parqeve solare në vijim.