Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është bashkuar aksionit të pastrimit të qytetit në ditën botërore të pastrimit. Në aksion u angazhuan qytëtarë dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë së tiranës dhe nga 27 njësitë administrative të kryeqytetit. Veliaj tha se kjo fushatë i rrit akoma më shumë vlerën qytetit dhe se është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë hapësirën rreth tyre.