Në seancën e kësaj të mërkurë për çështjen “Gërdeci”, u debatua për akt ekspertimin ekonomiko-financiar, ku avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu dorëzuan kërkesën për riekspertim. Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu u shpreh se ekspertët janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe se ata janë në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit. Ekspertët janë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Fincancave. Sipas avokatit Henrik Ligori, pjesa më e madhe e pyetjeve drejtuar ekspertëve kanë natyrë juridike, jo teknike.