Ministri 47-vjeçar bjellorus i Transportit, Alexei Abramenko, vdiq në mënyrë misterioze më 4 korrik. Ai është njeriu përgjegjës për devijimin e paligjshëm të një fluturimi të Ryanair nga Athina në Vilnius në mënyrë që gazetari opozitar Raman Protasevic të mund të arrestohej. Vdekja e Abramenkos u raportua nga agjencia shtetërore Belta, duke cituar informacione nga qeveria e Bjellorusisë. Në të njëjtën kohë, agjencia nuk përmendi shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit.