Autoritetet e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se janë 173 persona të cilët u plagosën në tragjedinë e diskotekës në qytetin e Koçanit, që po marrin mjekim nëpër spitalet e vendit dhe ato të rajonit. 71 prej tyre janë transferuar në spitalet jashtë vendit, kryesisht në Bullgari, Serbi, por edhe në Kroaci. Shumcia e të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën me djegie 10 deri në 25 për qind të trupit. Por, një pjesë e madhe e tyre kanë dëmtime të rënda në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes për shkak të tymit të shkaktuar nga djegia e lëndëve kancerogjene me të cilën ishte ndërtuar diskuteka që u përfshi nga flakët.