Top News/ Thirrje për rezistencë ndaj policisë së Kosovës, udhëzime si përgatitet Koktejli Molotov
13/02/2024 13:45

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicën e Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka në të cilat bëhej “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”. Në buletinin e radhës të saj, policia e Kosovës tha se fletushkat u shpërndanë në hyrje të ndërtesave dhe në rrugët e qytetit. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshohet se këto fletushka janë shpërndarë ditën e hënë dhe pas protestës së zhvilluar atje. “Nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar për momentin”, tha Elshani. Fletushkat, që janë nënshkruar nga "Mbrojtja Kombëtare" dhe janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram. Ato përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet si edhe të pështyhen dhe ofendohen pjesëtarët e saj. Po ahstu në fletushka kërkohet që të vandalizohen makinat e policisë, me mjete të forta e më pas jepen edhe udhëzime se si të përgatiten koktejlet e molotovit apo mjete të ngjashme shpërthyese. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u bëri thirrje qytetarëve në veri që “të mos bien pre e provokimeve të tilla”. Sipas kësaj partie, kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”. Një ditë më parë, në mitrovicën e veriut, serbët protestuan kundër vendimit të autoriteteve të kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, për pagesa. Në veriun e kosovës ndërkohë, ditë më parë janë shfaqur edhe disa grafite me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. Brigada e Veriut, së bashku me Mbrojtjen Civile janë organizata që Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste vitin e kaluar. Besohet se ato veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00