Rregullatori i Energjisë Elektrike në Kosovë u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, duke deklaruar se aktualisht piku i konsumit është 600 megavat mbi kapacitetet e prodhimit vendas. ZRRE u mblodh këtë të martë, ku vendosi uljen e çmimit të energjisë për ngrohje në kryeqytet dhe në Gjakovë, teksa kreu i bordit të rregullatorit, Ymer Fejzullahu tha se konsumi në oraret me ngarkesën më të madhe arrin në nivelet e Shqipërisë.