Një person që bënte thirrje terroriste në rrjetet sociale është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ai është Gentian Çollaku, për të cilin, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe ekzekutoi urdhër-arrestin këtë të mërkurë, datë 12 prill. Hetimi ndaj këtij shtetasi u krye nga SPAK në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit.