Ndonëse në kontinente të ndryshëm, Cristiano Ronaldo vijon të ndjejë rivalitetin me Lionel Messin. Kjo u pa edhe në sfidën e së dielës mes Al Shabab dhe Al Nassr e fituar nga ky i fundit me rezultatin 3-2 me Cristiano Ronaldon që shënoi golin e parë të skuadrës së tij nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që 2 golat e tjerë i shënoi Talisco.