Ka ndërruar jetë edhe një tjetër person mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike të Tuzllës, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla në 13. Sipas të autopsive të kryera deri më tani, 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni.