Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza edhe 6-vjeçarja që humbi nënën dhe të vëllain pak ditë më parë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në Maliq. E mitura nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve dhe mbylli sytë përgjithmonë këtë të premte pavarësisht ndihmës mjekësore.