Dy të rinjtë e arrestuar për drogimin dhe përdhunimin në grup të një 26 vjeçareje në qytetin e Vlorës dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa dy të tjerë që akuzohen për të njëjtat vepra penale vijojnë të mbeten në kërkim. Para gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë dolën për masat e sigurisë Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri, 31 vjeç dhe Albi Ceno, 28 vjeç. Ata akuzohen nga prokuroria për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26 vjecares pak ditë më parë në Vlorë.