Këtë të martë pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, sipas vendimit të marrë nga kryesia e saj, por që kundërshtohet nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi si antistatutor. Vendimi ka përçarë edhe më shumë PD-në e vulës, ku 17 deputetë kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë. Këshilli ka në rend të ditës, verifikimin e listës së anëtarëve dhe listës së zgjedhësve që do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë për kreun e ri të partisë.