Deficiti tregtar i Shqipërisë u zgjerua me 7,3 për qind në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, duke arritur në 464 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë euro. Shifra del në raportimin mujor të tregtisë së jashtme të publikuar nga INSTAT. Sipas INSTAT, eksportet u rritën me 32 për qind duke arritur në vlerën e 487 miliardë lekëve në përgjatë vitit të kaluar, ndërsa importet u rritën me 18.7 për qind, ose 950 miliardë lekë, gati 8 miliardë euro.